
Lionel Messi ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për një lidhje romantike me gazetaren argjentinase të televizionit, Sofi Martinez, pas një takimi në zonën miks pas ndeshjes së Argjentinës në Kupën e Botës.
39-vjeçari vendosi t’i adresojë drejtpërdrejt këto spekulime pasi Argjentina siguroi një fitore të ngushtë 3-2 pas vazhdimeve ndaj Kepit të Gjelbër në Miami të premten.
Messi iu afrua Martinezit, e cila punon për transmetuesin “Telefe”, në zonën e mediave pas ndeshjes për ta përshëndetur dhe për të folur shkurtimisht rreth fitores në fazën e 1/16 së finales.
Pas një përqafimi të shkurtër dhe një puthjeje në faqe, sulmuesi i Inter Miamit shfrytëzoi momentin për të hedhur poshtë zërat që qarkullojnë për marrëdhënien e tyre profesionale.
Kur të shikoj, njerëzit pyesin pse po të shikoj,” i tha Messi Martinezit para gazetarëve të pranishëm, sipas “Bild”.
“Dhe kur të përshëndes, pyesin pse po të përshëndes,” shtoi kapiteni i Argjentinës, duke ironizuar spekulimet që janë përhapur në internet.
Videoja që u bë virale tregon gjithashtu reagimin e menjëhershëm të Martinezit ndaj fjalëve të tetë herë fituesit të Topit të Artë.
“Të gjitha këto janë gënjeshtra,” u përgjigj gazetarja 33-vjeçare, duke e falënderuar Messin që sqaroi publikisht situatën.
Ky mohim publik vjen pasi Martinezi zbuloi së fundmi se bashkëshortja e Messit, Antonela Roccuzzo, i kishte shkruar personalisht gjatë kohës kur mediat po përhapnin këto thashetheme.
Martinez tregoi se 38-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, i kishte dërguar një mesazh privat për ta mbështetur dhe për të hedhur poshtë zërat për xhelozi.
“Sofi, mos u shqetëso, injoroji këto marrëzi,” i kishte shkruar Roccuzzo, sipas Martinezit.
Thashethemet morën përmasa të mëdha pas fitores së Argjentinës ndaj Kroacisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2022 në Katar.
Pas ndeshjes, Martinezi mbajti një fjalim emocional gjatë intervistës me Messin, duke i thënë se asnjë rezultat nuk mund ta zvogëlonte ndikimin që ai kishte te populli argjentinas.
Pikërisht ky moment nxiti një valë teorish të pabazuara në rrjetet sociale.
Martinezi kishte folur më parë për këtë vëmendje të tepruar gjatë një paraqitjeje në emisionin argjentinas “Podemos Hablar”.
“Shumë herë, kur ekspozimi yt rritet, sjell edhe gjëra që nuk janë të mira dhe familja ime vuan shumë,” tha Martinezi.
“Ky vit solli gjithnjë e më shumë komente si: ‘Çfarë ka me mënyrën se si të shikon ai?’, gjëra të tilla. U gjenda në mes të një situate që më bëri të ndihesha qesharake, sepse më duhej të sqaroja diçka të tillë”, shtoi ajo.
Gazetarja argumentoi se ishte bërë objekt i këtyre thashethemeve vetëm për shkak se është grua, duke theksuar se një gazetar mashkull nuk do të përballej me të njëjtat spekulime.
Një gazetar argjentinas, i cili ka punuar me Martinezin, e mbështeti këtë javë qëndrimin e saj.
“Sofi është një person shumë i qetë, nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me gjithë këtë dramë,” tha kolegu i saj për “BILD”.
“Jeta e Messit është aq e rregullt, sa disa njerëz thjesht ndihen të detyruar të shpikin skandale,” shtoi gazetari, i cili zgjodhi të mbetet anonim.
Martinezi dhe Messi kanë vazhduar të takohen në ngjarje të mëdha sportive ndërkombëtare, përfshirë ceremoninë e Topit të Artë dhe Kupën e Amerikës.
Messi dhe Antonela Roccuzzo janë të martuar prej nëntë vitesh, pasi u njohën që në fëmijëri në qytetin e tyre të lindjes, Rosario.
Çifti mirëpriti djalin e tyre të parë, Thiago, në vitin 2012, ndërsa më pas u bënë prindër edhe të Mateos (2015) dhe Ciros (2018).
Ata u martuan në vitin 2017 në një ceremoni madhështore në një hotel luksoz në qendër të Rosarios.
Antonela është një mbështetëse e madhe e bashkëshortit të saj dhe shihet rregullisht në tribunat e stadiumeve duke e përkrahur gjatë ndeshjeve.
Ndërkohë, Martinezi zbuloi se është “sa më beqare që mund të jetë”, kur u pyet për statusin e saj sentimental në një intervistë për “Canal 9”, pas ndarjes nga gazetari Diego Leuco në fund të vitit 2023 dhe mes spekulimeve të tjera që e lidhnin me personalitetin televiziv argjentinas Marcos Ginocchio.