Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Messi këndon, vallëzon dhe feston si asnjëherë më parë me të afërmit e tij (VIDEO)

Gazeta10
29 December 2022 - 10:48

Lionel Messi është njeriu më i lumtur në botë, shkruan Gazeta10.

Ylli argjentinas e kurorëzoi karrierën e tij të jashtëzakonshme së fundmi duke e fituar trofeun e Kupës së Botës.

E pas suksesit në Katar, është koha për festë.

Ai, së bashku me shokët e skuadrës u pritën si heronj teksa defiluan para miliona njerëzve në rrugët e Buenos Aires.

E tash, 35 vjeçari po feston me familjen e tij.

Një video është bërë virale derisa shihet futbollisti i Paris Saint-Germainit duke vallëzuar dhe duke kënduar nën ritmet e këngës “Muchachos”.

Kjo ndejë u mbajt për ditëlindjen e 15-të të mbesës së tij, ndërsa të pranishmit e shfrytëzuan mundësinë ta festonin edhe suksesin në Kupën e Botës.

Pa dyshim, Messin nuk ishim mësuar ta shihnim në këtë version në të kaluarën.

Natyrisht, ai ka arsye për festë… /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.