Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germaini pas përfundimit të këtij sezoni, shkruan Gazeta10.
Ylli argjentinas nuk ka pranuar t’a vazhdojë kontratë me ekipin parisien dhe në verën e ardhshme do të jetë lojtar i lirë.
Tanimë janë shtuar edhe më shumë gjasat për një rikthim të Messit te skuadra e Barcelonës.
Presidenti Joan Laporta dhe trajneri Xavi Hernandez raportohet se janë në kontakt me 34-vjeçarin për ta bindur atë të rikthehet te Barcelona.
Argjentinasi kishte kishte kaluar një edicion të vështirë në vitin e kaluar me PSG-në, por tani është në formë mjaft të lartë, pikërisht pak para fillimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Këtë sezon me kampionin në fuqi të Francës, Messi ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me tetë asistime.
Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e Barcelonës, e poashtu është futbollisti me më së shumti paraqitje për ekipin katalunas. /Gazeta10/