Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mesut Ozil, nis karrierën politike në partinë e Erdoganit

Gazeta10
18 April 2023 - 11:08

Mesut Ozil së fundmi i tha lamtumirë futbollit, por tashmë ka gjetur diçka për të bërë në pension.Sipas gazetës “Turkiye”, ish-lojtari i kombëtares gjermane ka vendosur të bëhet kandidat për parlamentin turk.

Burimi shton se Ozil do të bëhet kandidati i partisë në pushtet, të udhëhequr nga Reçep Tajip Erdogan, presidenti aktual i Republikës së Turqisë, raporton Gazeta10.

Pikëpamjet politike të Mesutit janë prej kohësh të njohura për publikun. Erdogan ishte edhe në dasmën e legjendës së Real Madridit dhe Arsenalit.

Në vitin 2020, mesfushori u transferua nga Arsenali  te Fenerbahçe dhe klubi i fundit i lojtarit ishte Stambolli./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.