
Një shofer profesionist përgjatë testimit të modelit vetëdrejtuesë të Tesla-s, në mënyrë të vazhdueshme gjatë vozitjes, e ka goditur një figurë me përmasa të fëmijëve.
Këtë e ka pohuar edhe një grup vëzhgues, i cili ka deklaruar se softueri i plotë vetëdrejtues i Tesla-s, është kërcënim potencial për këmbësorët fëmijë, transmeton Gazeta10.
Sipas testimit të kryer nga Dawn Project, në mënyrë të përsëritur Tesla-s FSD, e ka goditur një figurë me përmasa të fëmijëve që ishte vendosur në rrugë.
Shoferi zbuloi se softueri i lëshuar në muajin qershor, nuk arriti ta identifikonte figurën në një shpejtësi mesatare prej 25mph, duke goditur kështu atë.
Qëllimi i Dawn Project është që “të bëjë kompjuterët të sigurt për njerëzimin”. Teksa, Tesla vetëdrejtuese është fushata e parë e këtij projekti./Gazeta10