
Michael Olise mund të rikthehet në Premierligë sezonin e ardhshëm.
Anësori francez është duke u monitoruar nga Liverpooli, që e sheh atë si zëvendësuesin ideal për Mohamed Salah, i cili po kalon vitet e fundit në “Anfield”.
Liverpooli synon transferimin e Olise verën e ardhshëm, atëherë kur edhe i lirohet klauzola e tij te Bayern Munich.
Kontrata e Olise me Bayernin skadon në vitin 2029 dhe “bavarezët” vështirë se do të heqin dorë nga ai, pasi e kanë pjesë të rëndësishme të skuadrës.
23-vjeçari erdhi te Bayern Munich vitin e kaluar nga Crystal Palace për shumën e 53 milionë eurove.
Sipas raportimeve të fundit, Olise është i hapur për një rikthim në Premierligë, por në këtë rast Liverpoolit do t’i duhej të shpenzonte një shumë të madhe parash për ta sjellë atë në “Anfield”.
Në 58 paraqitje me Bayernin në të gjitha garat, Olise ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar në 23 të tjerë, duke qenë njëri nga lojtarët më efikas te kampionët e Gjermanisë.
Përveç Liverpoolit, interesim për Olisen ka shprehur edhe Paris Saint-Germain.