Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mici largohet nga Prishtina

Gazeta10
19 June 2023 - 13:15

Mbrojtësi i krahut të majtë, Gledi Mici nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Prishtinës.

Nëpërmjet një postimi në Instagram të hënën, Mici ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me Prishtinën, ekip me të cilin kishte kontratë deri në vitin e ardhshëm. 32-vjeçari edicionin e fundit ishte kapiten i Prishtinës dhe arriti ta fitoj Kupën e Kosovës.

Mici iu bashkua Prishtinës në verën e vitit 2020, ndërsa edicionin e fundit regjistroi 32 paraqitje në të gjitha garat, ku pati 3 asistime. Para Prishtinës, Mici karrierë ka bërë edhe te Shkëndija e Tetovës, Skënderbeu, Kukësi, Flamurtari, Kamza e Apollonia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.