Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Miftaraj: Të mbrohet pavarësia e gjyqësorit nga veprimet e kundërligjshme të politikës

Gazeta10
02 December 2022 - 17:42

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se gjyqësori duhet të mbrohet kur cënohet pavarësia e tij nga veprimet e kundërligjshme të politikës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se gjyqësori ne këso rrethana nuk duhet të pres as pesë minuta që ta mbrojë pavarësinë e tij.

Tutje, ai ka thënë se të gjithë duhet t’i kuptojnë kompetencat e tyre si dhe autorizimet që ofron Kushtetuta dhe ligji.

Këtu keni statusin e plotë:

“Kur cenohet pavarësia e gjyqësorit nga vendimet e kundërligjshme të politikës, gjyqësori nuk duhet të pres as pesë minuta me mbrojtë pavarësinë e tij.

Secili duhet ti kuptoj deri ku janë kompetencat dhe autorizimet që ia ofron Kushtetuta dhe ligji. Kur këtë nuk e din, e mëson, nëse don!”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.