
Juristi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me pezullimin e pagave nga ana e shtetit ndaj punëtorëve që hyjnë në grevë, raporton Gazeta10.
Miftaraj këtë reagim e ka bërë pasi është publikuar një dokument nga Ministria e Financave që planifikon t’ua ndalë pagat punëtorëve grevistë
E kjo sipas tij është cenim i rëndë i të drejtave të punëtorëve, dhe duhet të merren masa të menjëhershme ndaj kujdo që ka filluar këtë iniciativë.
Rikujtojmë se, Sektori publik në Kosovë nga sot ka nisur grevën e përgjithshme, pasi që sindikalistët nuk kanë arritur të bien dakord me Qeverinë e Kosovës rreth kërkesës së tyre për mbështetje prej 100 eurove./Gazeta10