Lajme

Mijëra njerëz tubohen në Berlin për të bërë thirrje për bisedime paqeje në Ukrainë

Gazeta10
25 Shkurt 2023 - 21:22

Mijëra protestues në Berlin zhvilluan sot një demonstratë kundër furnizimit të Ukrainës me armë për luftë me Rusinë dhe bënë thirrje për bisedime paqeje për t’i dhënë fund luftës.

“Kryengritja për paqe” u organizua pjesërisht nga Sahra Wagenknecht, një anëtare e partisë së majtë gjermane “Die Linke” dhe vjen një ditë pas përvjetorit të një viti të pushtimit rus të Ukrainës, i cili tërhoqi premtimet për më shumë armë nga aleatët perëndimorë.

Organizatorët e protestës thanë në faqen e tyre të internetit: “I bëjmë thirrje kancelarit gjerman të ndalojë tani përshkallëzimin e dërgesave të armëve. Çdo ditë e humbur kushton deri në 1000 jetë më shumë – dhe na afron me një Luftë të Tretë Botërore”.

Gjermania, së bashku me ShBA-në, ka qenë një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve për Ukrainën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.