Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Miku i madh i shqiptarëve” – Pacolli publikon foto me Trumpin nga Mar A Lago

Gazeta10
06 November 2024 - 12:33

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka qenë i ftuar në Mar A Lago, prej ku tashmë Presidenti i 47’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i përcjelli rezultatet e zgjedhjeve bashkë me Elon Musk e personazhe të tjera dhe më pas festuan fitoren.

Pacolli ka publikuar edhe një fotografi ku shihet Trump duke qëndruar pas tij, të cilin e ka quajtur mik të madh të shqiptarëve

“Miku i madh i shqiptarëve presidenti Donald Trump rizgjidhet në krye të shretit më të fuqishëm të botës, në një fitore spektakolare. Ndjenjë e veqantë të isha i ftuar në Mar A Lago në festimin e kësaj fitore të madhe”, ka shkruar Pacolli, krahas fotografive./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.