Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Milan Radojçiq – krimineli në arrati, merr certifikatë falënderimi nga Kryetarja e Graçanicës

Gazeta10
23 September 2022 - 23:11

Me rastin e Ditës së Komunës së Graçanicës, mbrëmë është mbajtur akademi ceremoniale, ku veç tjera janë ndarë edhe mirënjohje të ndryshme.

Kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Shubariq, në fjalën e saj theksoi se kryesia komunale në periudhën e kaluar është munduar që siç tha ajo të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve, por gjithashtu ka thënë se ka ende shumë për të bërë.

Për kontribut të jashtëzakonshëm në kulturë, ajo i ndau një çmim Shkollës së Baletit nga Graçanica, për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shëndetësisë gjinekologut të spitalit të Graçanicës Dr. Milan Gjorgjeviq nga Graçanica, për kontribut në zhvillimin e ekonomi sipërmarrësit Kranislav Pereniq nga Dobrotini, për përkrahje afatgjatë institucionale përmes projekteve të ndryshme ministrit për Komunitete dhe kthimit të Goran Rakiqit.

Ajo ia dorëzoi edhe letrën falënderuese nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili nuk mori pjesë në akademinë ceremoniale, por në vend të tij letrën falënderuese e mori përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq.

Përndryshe, Radoiçiq, është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviq, derisa është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndaj tij institucionet kosovare kanë lëshuar një urdhër arrest për rastin ‘Brezovica’.

Radoiçiq ishte ndaluar në shkurt, pikën kufitare në Bërnjak derisa po tentonte të futej në Kosovë, por që i kishte ikur Policisë së Kosovës, për çka lidhur me ikjen e tij IPK pati suspenduar tre zyrtarë policorë që ishin në detyrë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.