
Marotta ka paralajmruar rinovimin e kontratës së Skriniar brenda datës 13 nëntor dhe sipas mediave pranë klubi zikaltër, palët janë vërtetë shumë pranë firmës mbi kontratën e re, që do ta mbajë sllovakun deri në 2027-ën në Milano.
Palët kanë mbajtur një takim të parë, nga ku kanë dalë shumë optimistë, pasi vetë Skriniar ndihet mirë në Milano dhe është gati të pranojë rinovimin me shifra të njëjta si ato të Brozovic dhe mbi të gjitha, me një rol lideri, pasi i është premtuar shiriti i kapitenit.
Në ditët e ardhshme pritet një tjetër takim mes palëve, që do të jetë edhe i parafundit, pasi do të sistemohen të gjithë detajet, për t’i lënë vend më pas firmës mbi kontratën e re.
Bëhet fjalë për një pagë prej 6.5 milionë eurosh neto dhe një milionë të tjera në formë bonusesh, si dhe shiritin e kapitenit, ndërsa në këtë mënyrë Interi synon t’i mbyllë njëherë e mirë derën Pari Saint Germain.