Milan Skriniar do të jetë pëërforcimi i parë i Paris Saint-Germainit për edicionin e ardhshëm.
Skriniar ka konfirmuar se është në bisedime me kampionin e Francës dhe kjo marrëveshje pritet të finalizohet në ditët në vazhdim.
Kontrata aktuale e mbrojtësit sllovak me Interin skadon më 30 qershor, teksa ai do t’i bashkohet Parisit me parametra zero.
28-vjeçari ishte pjesë e “Nerazzurëve” që nga viti 2018 dhe që nga ajo kohë ai ka qenë njëri nga lojtarët kyç të kësaj skuadre në repartin defanziv.
Këtë edicion me fanellën e ish-kampionit të Italisë, mbrojtësit sllovak ka 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Skriniar me Interin ka fituar një herë Scudetton, dy herë Kupën e Italisë dhe dy herë Superkupën italiane.