
Daichi Kamada në afatin kalimtar veror pritet t’i bashkohet skuadrës së Milanit.
“Rossonerët” janë në bisedime të avancuara me agjentët e futbollistit për një kalim në “San Siro” me parametra zero, pasi kontrata e japonezit me Eintracht Frankfurtin skadon në fund të këtij edicioni.
Për shërbimet e Kamadas kanë shprehur interesim edhe disa skuadra të njohura evropiane si Tottenhami, Dortmundi, Napoli dhe Benfica, teksa e ardhmja e futbollistit pritet të qartësohet në javët në vazhdim.
26-vjeçari ka shënuar 15 gola e ka kontribuar me gjashtë asistime në 44 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.
Vlera e reprezentuesit të Japonisë në treg është rreth 30 milionë euro.