Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milani arrin marrëveshje me Olivier Giroud për rinovimin e kontratës

Gazeta10
10 April 2023 - 14:25

Olivier Giroud ka vendosur të qëndroj te Milani, së paku edhe për një sezon tjetër.

Sulmuesi francez ka shfaqur formë fantastike këtë edicion me “Rossonerët”, ku është viti i tij i dytë që po e kalon në San Siro.

Duke marrë parasysh se kontrata i skadonte në fund të sezonit, drejtuesit e klubit kuqezi kanë arritur marrëveshje me sulmuesin francez për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër.

Ka qenë Fabrizio Romano që ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2024.

Nga kontrata e re me Milanin, Giroud do të fitoj pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh.

36-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare me Milanin ku ka realizuar 12 gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Fituesi i Kupës së Botës, është bërë pjesë e klubit italian në vitin 2021, pas një aventurë në kampionatin anglez me Chelsean, me të cilët arriti të shpallet fitues i Ligës së Kampionëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.