
Kampionët në fuqi të Italisë, Milani, e kanë nisur me fitore edicionin e ri në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta10.
“Rossonerët” triumfuan në shtëpi kundër Udineses me rezultat 4-2.
Për Milanin në këtë ndeshje realizuan dy herë Ante Rebic, ndërsa golat e tjerë i shënuan Brahim Diaz dhe Theo Hernandez.
Për Udinesen në këtë ballafaqim realizuan Rodrigo Becao dhe Adam Masina.
Ndeshjen e ardhshme, Milani e luan si mysafir kundër Atalantës. /Gazeta10/