Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milani shpreh interesim për shërbimet e Mason Greenwood

Gazeta10
18 April 2023 - 18:18

Mason Greenwood karrierën e tij mund ta vazhdojë në Serie A, me skaudrën e Milanit që ka shprehur interesim për të.

21-vjeçari që aktualisht është pjesë e Manchester United, nuk është paraqitur te kjo skuadër që nga janari i vitit 2022, pasi ai ishte arrestuar me akuzat për dhunë fizike.

Ai ishte në burg për një kohë, por të gjitha akuzat ishin hedhur poshtë ndaj tij në shkurt të këtij viti.

Greenwood ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin  2025, por ai nuk është në planet e trajnerit Erik Ten Hag dhe largimi i tij në verë duket i pashmangshëm.

Anglezi karrierën e tij pritet ta vazhdojë larg futbollit anglez, ndërsa sipas raportimeve të fundit Milani është duke e monitoruar situatën e tij.

21-vjeçari ishte promovuar në ekipin e parë të “Djajve të Kuq” në vitin 2019 dhe shihej si njëri nga lojtarët më premtues të kësaj skaudre.

Greenwood po mundohet që të rikthejë karrierën e tij përsëri në binarë dhe edhe ai është në kërkim të një klubi për edicionin e ardhshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.