Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milner do t’i bashkohet Brightonit

Gazeta10
04 May 2023 - 16:24

Mesfushori anglez, James Milner do të largohet nga Liverpooli këtë verë, por jo edhe nga kampionati i Anglisë.

Mediumet britanike kanë raportuar të enjten se Milner do t’i bashkohet skuadrës së Brightonit. Mësohet se Milner ka arritur marrëveshje me Brightonin, e cila do të zyrtarizohet në fund të këtij muaji.

Ai te Brightoni do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me Liverpoolin i skadon në fund të sezonit aktual.

37-vjeçari me Brightonin do të firmosë kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë.

Milner luan te Liverpooli prej vitit 2015 dhe këtë edicion ka 2 asistime në të gjitha garat.

Me “Të Kuqtë”, Milneri ka fituar 7 trofe, duke përfshirë këtu Ligën e Kampionëve në vitin 2019, Premier League në vitin 2020 dhe FA Cup në vitin 2022.

Gjatë karrierës së tij, Milner ka luajtur për disa skuadra, ndër to Manchester City e Aston Villa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.