Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ministri i Jashtëm i Austrisë: Është qetësuese të dëgjosh për progres pozitiv në dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
18 February 2023 - 17:38

Ministri austriak i Punëve të jashtme, Alexander Schallenberg, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar së është takuar më ministren Donika Gërvalla, në Konferencën e Mynihut.

Schallenberg, tha se është qetësuese të dëgjosh për progresin pozitiv në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

‘’Është qetësuese të dëgjosh për lëvizje pozitive në dialogun #BeogradPrishtina, e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë detyrimet për të cilat u zotuan.’’- ka shkruar ai në Twitter.

Schallenberg, nuk ka harruar që të urojë Gërvallën, për Pavarësinë e Kosovës edhe pse më një ditë vonesë.

‘’Më vjen mirë që po takoj mikën time Gervalla Schwarz, në #MSC2023 – urime 15 vjetorin e pavarësisë së #Kosovës!.’’- ka shkruar Schallenberg.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.