Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Murati tregon se në skemën e re për shtesat e fëmijëve është një nënë me 10 fëmijë 

Gazeta10
18 July 2024 - 11:07

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur detaje nga skema e ri-dizajnuar e shtesave për fëmijë.

Murati në një konferencë për media bëri të ditur se skema e re e shtesave për fëmijë do të hyjë në fuqi nga muaji gusht, pasi për këtë muaj tashmë janë përpunuar listat.

“Konsiderojmë se është një ditë e mirë me një lajm të mirë për fëmijët dhe të gjitha nënat që marrin shtesat në emër fëmijëve…”, tha ai, duke shtuar se janë mbi 403 mijë fëmijë që përfitojnë nga skemat e shtesave.

Sipas tij, çdo familje që i ka tri fëmija nga 0-16 vjet do të përfitojë mbi 17 mijë për tre fëmijët për vitet e përfitimit nga shtesat.

“Më lejoni t’ju jap një kuriozitet. Ka një nënë në skemë që ka 10 fëmijë…”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.