Gazeta10

Ministri Sveçla e viziton “Shotën” në Paris

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, zv/ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, drejtori i Policisë Gazmend Hoxha, ambasadori i Kosovës në Francë Mehdi Halimi me ekipe të FSK-së dhe Policisë po marrin pjesë në panairin më të madh të sigurisë dhe teknologjisë “Eurosatory 2024”, që po mbahet në Paris.

Në fotografitë e dërguara nga MPB shihet Sveçla afër prototipit të makinës së parë të blinduar ushtarake të prodhur në Shqipëri e pagëzuar “Shota”. Një fotografi afër këtij automjeti Sveçla e ka publikuar edhe mbrëmë.

“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Shemsi Syla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z. Mehdi Halimi, dhe me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, janë në vizitë zytrare në “Eurosatory 2024” – panairin më të madh të industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, që u hap në Paris të Francës.”

Në komunikatën e MPB-së thuhet se “qëllimi i vizitës së delegacionit të shtetit të Kosovës është që të avancojnë aftësitë mbrojtëse të ushtrisë dhe policisë së vendit, në mënyrë që të jenë të gatshëm të përballen me çdo kërcënim dhe të sigurojnë siguri për qytetarët, për rajonin dhe më gjerë”.

“Në këtë ceremoni, ishte i pranishëm Ministri i Mbrojtjes së Francës Sébastien Lecornu. Panairi “Eurosatory 2024” është më i madhi në industrinë e mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, ku kanë qenë përzëntë 62 shtete, ndërsa është vizituar nga pjesëtarë të 150 shtete të botës.”

MPB shton se “fuqizimi i institucioneve të sigurisë vjen si domosdoshmëri pas sfidave të shumta të sigurisë globale, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri”.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua