Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Sveçla takon zyrtaren e NATO-s: Shpreha shqetësimin për veprimet kërcënuese të Serbisë në raport me Kosovën

Gazeta10
13 April 2024 - 9:26

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Ariella Viehe, Shefe e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shabit të Përgjithshëm të NATO-s, me të cilën thotë se kanë folur për situatën në veri të vendit.

Ai thotë se ia ka shprehur shqetësimin për veprimet kërcënuese të Serbisë në raport me Kosovën.

“Kam shprehur shqetësimin për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Republikën tonë. Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garancë e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR”, ka njoftuar Sveçla.

Postimi i tij i plotë:

Kënaqësi që të takoj sërish znj. Ariella Viehe, Shefe e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shabit të Përgjithshëm të NATO-s.

Bashkë biseduam për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, veçanërisht në veriun e vendit tonë. E njoftova znj. Viehe për punën e institucioneve tona në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë atje.

Kam shprehur shqetësimin për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Republikën tonë.

Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garancë e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR.

Vlerësuam lartë të dyja palët bashkëpunimin dhe punën e palodhshme të Policisë së Kosovës dhe KFOR, në krijimin e një ambienti të qetë e të sigurtë për qytetarët tanë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.