Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri turk i sportit flet para përballjes me Kosovën

Gazeta10
31 March 2026 - 12:28

Ministri i Sportit i Turqisë, Osman Askin Bak, ka komentuar ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, që zhvillohet sonte (e martë) në kuadër të finales së play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Ai foli pas takimit që zhvilloi me ministrin e Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Blerim Gashani.

I pyetur  për rezultatin e mundshëm të përballjes, Bak u shpreh se nuk mund të bëjë parashikime.  Sipas tij, gjithçka do të vendoset në fushën e lojës nga vetë futbollistët, duke theksuar rëndësinë dhe nivelin e lartë të kësaj përballjeje.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45./KP

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.