Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Vitia ngushëllon për vdekjen e infermieres kosovare: Fitorja i mësoi edhe të tjerët si të luftojnë

Gazeta10
14 November 2023 - 14:52

Kreu i shëndetësisë kosovare, Arben Vitia, ka ngushëlluar për vdekjen e inferemierës Fitore Zenelaj, duke thënë se ajo do të mbesë frymëzim si të luftohet për ata që përballen me kancer.

Ai tha se ajo do të mbahet mend e do të respektohet gjithmonë.

“Gjallëria, entuziazmi e dashamirësia që rrezatonte Fitorja do të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të, të trajtohen nga ajo dhe ata që e kishin pranë në jetën e tyre”, ka shkruar Vitia.

Fitore Zenelaj është përballur për disa vite me sëmundjen e kancerit dhe ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për vetëdijesimin mbi luftën ndaj kësaj sëmundje. Ajo ka lënë pas vetes bashkëshortin dhe tri vajza.

Postimi i plotë i Vitisë:

Në vend të lamtumirës për Fitore Zenelaj

Njerëzit që luftojnë të paepur lënë pas frymëzimin për mosdorëzim.

Fitorja do të jetë përjetë frymëzim i tillë.

U pikëlluam thellësisht për largimin në amëshim të infermieres Fitore Zenelaj.

Gjallëria, entuziazmi e dashamirësia që rrezatonte Fitorja do të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të, të trajtohen nga ajo dhe ata që e kishin pranë në jetën e tyre.

Ajo luftoi. Por mbi të gjitha Ajo i mësoi të tjerët si të luftojnë.

Ndaj do të mbahet në mend e respektohet gjithmonë.

Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.