
Është mbledhur Grupi i Përgjigjes Emergjente pas rastit të dhunimit të 11 vjecares në Prishtinë, ku kanë informuar se do të bëhet një hulumtim kriminologjik të faktorëve që çojnë në kryerjen e veprimeve tilla raporton Gazeta10.
Mbajtja e takimit është konfirmuar në Facebook nga Ministria e Drejtësisë, ku pas këtij
Zëvendësministrja dhe koorinatore Nacionale Kundër Dhunës në Familje Nita Shala, tha se seanca për paraburgim lidhur me dy të dyshuarit tjerë të arrestuar pritet të zhvillohet brenda afateve të parashikuara ligjore.
“Konfirmojmë ndërmarrjen e veprimeve institucionale sipas parashikimeve ligjore. Sa i takon të dyshuarve, informojmë se janë arrestuar katër prej tyre dhe i dyshuari i pestë, tashmë i identifikuar, është në kërkim. Me kërkesë të Prokurorit të rastit, dy të arrestuarve të parë iu është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. Seanca për paraburgim lidhur me dy të dysharit tjerë të arrestuar pritet të zhvillohet brenda afateve të parashikuara ligjore. Eshtë ofruar mbrojtja e të dëmtuarës dhe shërbimet adekuate mbështetëse.”, tha Shala.
Zv.ministrja tha se të miturës do të iu ofrohet ndihma dhe mështetja e duhur dhe se ka kërkuar të ketë kujdese sa i përketë detaje pëe faktin se viktima është fëmijë 11 vjec.
“Nisur nga ndjeshmëria e rastit, duke qenë se kemi të bëjmë me të mitur, kërkojmë mirëkuptimin e gjithësecilit sa i takon detajeve mbi rastin. E një rëndësie të posaçme është mbrojtja e integritetit të të miturve në procedurë.”, u tha ndër të tjera nga Shala.
Zëvendësministrja Shala theksoi se Grupi do të rimblidhet sërish brenda kësaj jave./Gazeta10.