Lajme

Ministria e Financave njofton ankandin e ri të letrave me vlerë për datën 12 nëntor

Gazeta10
05 Nëntor 2024 - 9:29

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 12 nëntor 2024 do të organizohet ankandi i katërmbëdhjetë për emetimin e letrave me vlerë për këtë vit.

Në këtë ankand do të ofrohen obligacione me maturitet pesë vjeçar, me vlerë totale prej 10 milionë euro.

Investimi në këto obligacione konsiderohet një mundësi e sigurt dhe e mbrojtur ligjërisht, falë garancive të përcaktuara në Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.

Interesi i përcaktuar nga tregu do të jetë i garantuar për periudhën pesëvjeçare dhe i liruar nga tatimi.

Për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në ankand, Ministria e Financave ka bërë thirrje që të kontaktojnë një nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës për informacione të mëtejshme dhe procedurat e pjesëmarrjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.