
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për pamundësinë për të zbardhur rastin e Astrit Deharit, rast ky që ende ka mbetur i pazgjidhur.
Haxhiu ka deklaruar se rasti Dehari ka qenë përgjegjësi e Prokurorisë Speciale, por që kjo e fundit nuk ka ecur tutje.
“Ne i kemi shkarkuar disa persona. Dosjen e inspektimit e kemi dërgu të tërën në Prokurori Speciale, por ajo nuk ka ec tutje”, ka thënë Haxhiu në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Ministrja e Drejtësisë ka thënë se rasti i Astrit Deharit do të përmbyllet, ngaqë siç tha ajo, të gjitha provat i ka Prokuroria Speciale.
“Tash është ndërruar edhe prokurori i rastit pasi i kaluari ka dalë në pension. Unë mund të them që kemi besimin që do të përmbyllet, pasi të gjitha provat janë”, ka thënë ajo. /Gazeta10/