Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Ministria e Kuturusë”, rrebelohet festivali ndaj mos përkrahjes së MKRS

Gazeta10
03 July 2023 - 15:46

Festivali Teatrove Ferizaj 2023, edicioni i 53, këtë vit kishte filluar përgatitjet muaj më pare për të marr një goditje të ulët pak muaj para mbajtjes së tij si dhe ky festival  nuk është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Është evident, pothuajse i padiskutueshëm fakti se Festivali i Teatrove – Ferizaj është eventi ndër më kryesorët teatror mbarshqiptar, për mos të thënë ngjarja e vetme teatrore që për shumë vite sjell në skenën teatrore, në konkurencë të fortë, artistët më eminent shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Ky festial  konsiderohet ndër më të vjetra në rajon,  si dhe është një ndër festivalet që ka nxjerrë emra artistësh e ka krijuar kulturën e debatit dhe zhvillimit të jetës teatrore e kulturore në përgjithësi.

 Autorët e këtij  festivali gjithashtu janë shprehur se ende nuk edin se përse është refuzuar nga MKRS.

“Pavarësisht kohës së kaluar nga këto tre pale rezultate për një thirrje, ende e kemi të pamundur ta gjejmë arsyen e refuzimit nga MKRS. Ne me vetëdije të plotë, kemi plotësuar të gjitha kriteret e kategorisë ku kemi aplikuar, por, edhe sikur të kishte kriter që Festivali I Teatrove, edicioni i 53-të, të mos e plotësonte, aq më keq për kriteret dhe për hartuesit e atyre kriteve që përjashtojnë një festival të tillë siç është Festivali I Teatrove – Ferizaj”, thuhet në reagim.

Ata gjithashtu janë shprehur të zhgënjyer më MKRS për mos mbështetjen e tyre si dhe ata gjithashtu kanë tregur se ky festival do të mbahet edhe nuk do të ndalohet këtë vit.

 “Meqë MKRS nuk ka marrë mundin e nje sqarimi të nevojshëm, ne vazhdojmë të aludojmë në arsyet e refuzimin e parë në listën preliminare, mirëpo, pas kësaj neve na rezulton se ka organizata të caktuara që janë përfitues në këtë thirrje, dhe se as për së afërmi nuk kanë përmbushur kërkesat dhe kriteret e thirrjes, sidomos me nivelin e përmbushjes së kritereve nga Festivali i Teatrove – Ferizaj.Festivali i Teatrove do të mbahet në data 27 gusht – 04 shtator. Asgjë nuk mund ta ndal shkëlqimin e tij, performacën e aktorëve, inovacionit regjisorial, mjeshtërinë e shkrimit, bukurinë e skenografisë e kostumeve, ndejave të rock and roll-it. Pra, teatri nuk ndale, Festivali i Teatrove – Ferizaj 2023, nuk pushon.Me ketë rast, shprehim mirënjohje për gatishmërinë e komunitetit teatror dhe teatrove të ndryshme që jo vetëm moralisht, por edhe me pjesëmarrje të drejtëpërdrejt me vetëfinancim do të performojnë në eventin kryesor teatror në rajon – Festivali Teatrove – Ferizaj”, janë shprehur ata.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.