Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim

Gazeta10
19 December 2022 - 16:44

Përmes një njoftimi, Ministria e SHëndetësisë iu rekomandon qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen kundër Covid-19 dhe të marrin vaksinën kundër gripit sezonal.

Thirrja e MSH-së vije pas rritjes së rasteve me Covid-19 në vendet të ndryshme të botës, edhe pse në Kosovë numri me të infektuar vazhdon të jetë i vogël.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bënë të ditur, se dy vaksinat e lartcekura mund të merren në të njëjtën kohë dhe ditë përcjell.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ndërkohë që në vendin tonë, numri i rasteve me COVID-19, fatmirësisht mbetet i vogël, në vende të ndryshme të botës së fundi po regjistrohen raste në rritje nga infeksioni. Krahas rasteve të reja, format e COVID-19 të zgjatur, dinë të jenë problematike për shëndetin tuaj.

Së këndejmi, Ministria e Shëndetësisë ju rekomandon që të vazhdoni të vaksinoheni me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19 dhe, gjithashtu, edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal.

Të dy këto vaksina mund të merren në të njëjtën kohë/ditë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.