Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë-BE-së: Ia keni premtuar vizat Kosovës, duhet të ndodh tani

Gazeta10
21 October 2022 - 14:20

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka shpërndarë një fjalim të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, raporton Gazeta10.

Sipas tij, ajo sot ka përmendur sot liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo në një adresim ka thënë se Kosovës për disa vite me radhë i është premtuar heqja e vizave dhe se kjo duhet të ndodhë tani.

“Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock në deklaratën e saj hyrëse të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm me partnerët e Procesit të Berlinit theksoi fuqishëm se BE ka premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën prej vitesh tani dhe se duhet ta përmbushë atë”, shkroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.