Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministrja e VV-së godet prokurorinë pas arrestimit të Krasniqit: Uroj të jeni efikas edhe për rastet tjera

Gazeta10
20 April 2023 - 11:48

 Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar sot se janë duke pritur informacione zyrtare nga institucionet e drejtësisë në lidhje me bastisjen e djeshme në KEK.

“Në lidhje me rastin e bastisjes së djeshme, ne si ministri nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare, do të presim faktet dhe informacionet nga institucionet e drejtësisë para se të shprehim dhe gjithashtu do të jemi në kontakt me Bordin në lidhje me zhvillimet atje”, ka thënë Rizvanolli në seancën e Kuvendit.

Rizvanolli gjithashtu ka thënë  se uron Prokurorinë që të veprojnë kështu edhe për rastet e tjera që janë raportuar, që sipas saj janë 17, e për të cilat ka thënë se Prokuroria s’ka marrë ndonjë veprim.

Kujtojmë se dje pas bastisjes në KEK është arrestuar drejtori Nagip Krasniqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.