
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media për rastin Dehari, ka folur edhe në emër të familjes së tij.
“Ne e kemi parë edhe kërkesën e familjarëve të Astrit Deharit që kanë kërkuar që për shkak të neglizhencës, mosveprimit nga ana e prokurorit të bëhet ndryshimi i prokurorit. Tani kjo kërkesë është në zyrën e kryeprokurorit të shtetit z.Besim Kelmendi, dhe uroj që ai t’i vlerësojë rrethanat dhe të veprojë në përputhje me përgjegjësitë”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se për këtë rast duhet të veprojë prokuroria sepse ka pasur mjaftë manipulime e keqpërdorime.
“Deri më tani asnjëherë ska pas një rast që prokuroria ka kërkuar dokumentacion, prandaj prokuroria duhet të veprojë që t’i zbardhë rrethanat”, ka thënë ministrja.