
Rangimi në tre vende më lartë i Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, ka përplasur deputetë të pozitës e opozitës në Kuvendin e Kosovës. Derisa nga ekzekutivi meritat për këtë progres ia kanë atribuar punës së tyre, nga opozita kanë thënë se meritorët janë ata. Kjo edhe ka përplasur ministren e Drejtësisë me deputetë të opozitës të cilët thanë se gjatë qeverisjes Kurti, vendi ka pasur vetëm regres, raporton Gazeta10.
Raporti: Bleona Dallaveraj
Kamera: K10 /KP
Përplasjes mes pozitës e opozitës nuk kanë munguar as në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.
“Mollë sherri” kësaj radhe ishte raporti i “Ëorld Justice Project” për sundimin e ligjit për vitin 2022, i cili nxori Kosovën tre vende më lartë në fushën e sundimit të ligjit.
Derisa ministrja e Drejtësisë u mburr me këtë raport, deputetë të opozitës thanë se meritat për këtë rangim të vendit i shkojnë atyre.
Ndaj akuzave të deputetes Deliu-Kodra reagoi e para e dikasterit të Drejtësisë, e cila tha se nuk janë përfshirë në asnjë skandal.
Ndaj ministres Haxhiu reagoi edhe bashkëpartiakja e deputetes Deliu-Kodra.
Deputetja Ganimete Musliu tha se deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar ta njollosin vendin gjatë vizitave zyrtare.
Mirëpo, ministrja Haxhiu tha se deri tani nuk ka pasur opozitë e qeveri më të fortë se Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo po ashtu u shpreh se është e gatshme që të jap dorëheqje nëse ka ndërhyrje politike në drejtësi.
Derisa deputetja Musliu e ministrja Haxhiu po përplaseshin se kush i duhej t’i merte meritat për këtë progres, ndërhyri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Gjatë seancës, përplasje pati edhe mes ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe deputetëve të PDK-së.
Ndërsa, nga AAK thanë se vendi është para bankrotimit total, derisa paralajmëruan se do ta dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Qeverinë./Gazeta10.