Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Minsitri Murati njofton për bartjen e të hyrave vetanake të komunave, vlera 60 milionë euro

Gazeta10
11 April 2024 - 12:04

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë bartja e të hyrave vetanake të komunave, në vlerë prej 60 milionë euro.

Murati tha se bartja në këtë formë është bërë për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja sipas ministrit bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse.

 “Në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove.  Bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse”, ka njoftuar Murati.

Javën e kaluar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, që t’u barten komunave paratë që u takojnë në kuadër të të hyrave vetanake.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.