Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MINT mbikëqyrë taksimetrat në auto-taksi, gjen parregullsi

Gazeta10
13 August 2024 - 18:02

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Tregtisë (MINT), njofton se përmes Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK), ka realizuar aksionin e radhës së mbikëqyrjes në terren të mjeteve matëse të taksimetrave që janë të vendosur në auto-taksi.

“Mbikëqyrja është kryer në disa qytete të Kosovës dhe do të vazhdojë ditëve të ardhshme, dhe qëllimi i mbikëqyrjes është mbrojtja e konsumatorit, si dhe mbikëqyrja e subjekteve të emëruara (TVK) nga MINT/AMK, për taksimetra të cilëve iu janë caktuar detyrat për zbatimin e rregulloreve të metrologjisë ligjore”, njofton MINT-i.

Bëhet e ditur se gjatë mbikëqyrjes nga inspektorët e mbikëqyrjes metrologjike të këtyre mjeteve matëse është bërë verifikimi i dokumentacionit, siç është specifikuar në ligjin për metrologji dhe rregulloret relevante për zbatimin e tyre, për të përdorur drejtë mjetet matëse ligjore të taksimetrat që janë të vendosur (në automjete Taksi), që janë subjekt i kontrollit ligjor metrologjik, konkretisht taksimetrave.

MINT thotë se gjatë inspektimit nga inspektoret janë hasur taksimetra, të cilët nuk kanë poseduar certifikatë të verifikimit, ku janë ndërmarrë masa administrative sipas Ligjit për Metrologji.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.