Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miratohen masat për të luftuar rritjen e çmimeve të energjisë

Gazeta10
09 September 2022 - 23:37

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian, sot kanë miratuar masa për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Këto masa u miratuan përgjatë një takim në Bruksel, duke ngarkuar Komisionin Evropian për hartimin e projektligjeve.

Masat përfshijnë: heqjen e të ardhurave të tepërta të prodhuesve të energjisë elektrike për t’i vënë të ardhurat në dispozicion për familjet dhe bizneset në vështirësi; stimulimin e uljes së kërkesës; vendosjen e një kufiri të çmimit të gazit; dhe mbështetjen e kompanive të shërbimeve në vështirësi financiare.

Komisioni Evropian mund të paraqesë një projektligj të martën, i cili më pas do të diskutohej dhe mund të ndryshohej nga vendet e BE-së përpara se të miratohej./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.