Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miratohet nisma për shkëmbim dhe mbrojtje të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Gazeta10
12 March 2025 - 11:03

Sot në mbledhjen e Qeverisë është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë mes Kosovës dhe Sllovenisë për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Kurti tha se kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm me ndikim në disa aspekte.

“Në përputhje me prioritetet strategjike të Republikës së Kosovës, përforcimin e bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përmbushjen e standardeve të sigurisë në nivel evropian e më gjerë, Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK) në kuadër të mandatit të saj ligjor ka vendosjen e marrëdhënieve me autoritete homologe me theks të veçantë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO’s. Në dritën e kësaj AMIK ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion vendosjen e kontakteve me NSA (National Securitu Authority) nga shteti i Sllovenisë ku si rrjedhojë arrihet harmonizimi i vullnetit dhe gatishmëria nga të dyja palët për të avancuar tutje arritjen e marrëveshjes së përgjithshmë të sigurisë. Arritja e marrëveshjes për sigurinë në fushën e mbrojtjes, informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë është hap i rëndësishëm me ndikim në disa aspekte: forcimi e bashkëpunimi dypalësh, sigurimi i informacioneve të klasifikuara, përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe mbështetja për integrim euroatlantik”, tha Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.