Gazeta10

Miratohet Statuti i ri i UP-së, ORCA: Një hap para në cilësinë e arsimit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kuvendi statutin e ri të UP-së e miratoi me 57 vota për, dy kundër, dy abstenime dhe një deputet nuk ka votuar fare.
Për statutin e ri të UP-së ka reaguar organizata ORCA.

“Me entuziazëm pranuam lajmin se është miratuar statuti i ri i Universitetit të Prishtinës, i cili shënon një hap domethënës para në rritjen e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. Statuti i ri, ndonëse nuk përmban gjithçka që do të donte ORCA në kuptimin e kritereve për zgjedhje dhe avancim akademik, ai për dallim nga statuti i vjetër është fleksibil në avancimin e atyre kritereve sipas trendeve globale në të ardhmen kur Universiteti ta shohë të arsyeshme”, thuhet në reagim.

ORCA falënderoi deputetët që morën pjesë në votim dhe ata që votuan pro statutit, me theks të veçantë deputetëve minoritarë të Grupit Multietnik që treguan konstruktivitet dhe e bënë të mundur administrativisht miratimin.

“ORCA çmon përkushtimin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në këtë proces, Këshillit Drejtues të UP-së të drejtuar nga Altin Sahiti, anëtarëve të komisionit draftues të Statutit në Universitetin e Prishtinës dhe rektorit aktual, Qerim Qerimi”, thuhet tutje në reagim.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë