Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miratohet Udhëzimi Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë

Gazeta10
29 February 2024 - 14:53

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se është miratuar Udhëzimi Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë.

Ai ka njoftuar se tashmë ekipet mobile të angazhuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të jenë vazhdimisht në terren për kontrolla rutinore në komunikacion, për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrollës teknike në komunikacion.

“Përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, që është punuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe BE-së, do të kontribuojmë në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, sigurinë në trafik, por edhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit”, ka shkruar Aliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
26 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.