Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Mirëmëngjesi Prishtinë’- Përparim Rama tenton ta reklamojë kryeqytetin, ‘vershohet’ me komente negative

Gazeta10
29 January 2024 - 10:13

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nisur ditën duke publikuar një video të kryeqytetit të realizuar me dron.

Në këtë video shihet Prishtina në mjegull dhe ajër të ndotur, ndërsa në fokus është ndërtesa e një biznesi privat.

“Mirëmëngjesi Prishtinë’, është përshkrimi që Rama i ka bërë kësaj videoje, e në të cilën për pak sekonda shfaqet kryeqyteti i mbuluar nga ndotja e ajrit dhe mjegulla, raporton gazeta10.

Ndërsa fokusi që ka marrë një biznes privat në këtë video, ka nxitur reagimin e qytetarëve të Prishtinës.

“Video me projekte të njerëzve privat edhe të qeverive të kaluara, këto i dimë kryetar. A ka projekte prej teje se shkuan 3 vjet pa bë asgjë”, ka qenë një nga komentet.

“Mirëmëngjesi Prishtinë me mjegull e me ajër të ndotur”, ka qenë komenti tjetër.

Ndërsa një komentues e ka përshkuar këtë video të Prishtinës me Kinën.

“Prishtina po duket si Kina”, ka shkruar një komentues, duke aluduar në ajrin e ndotur qe po shfaqet në video. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.