Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Misetiq për rastin Selmani: Ne nuk besuam se ai ishte investitor, rasti u fitua fillimisht në bazë të fakteve dhe ligjeve

Gazeta10
20 October 2022 - 23:02

Avokati Luka Misetiq, në emisionin PrimeTime, ka folur për Rastin Selmani, ku Kosova kishte fituar këtë rast me ndihmën e avokatit, raporton Gazeta10.

Ai është shprehur se ka pasur një bashkëpunim të mirë mes firmës ligjore dhe Zyrës së Avokaturës Shtetërore, të cilët kanë ndihmuar të gjejnë dëshimtarë dhe dokumentet e nevojshme për të përfaqësuar Kosovën.

“Rasti u fitua fillimisht në bazë të fakteve dhe ligjeve, ne u bëmë ekspert të ligjeve të Kosovës për investimet e huaja, dhe arritëm të krijonim argumente të suksesshme, se pse mbrojta me ligj nuk ishte zbatuar për z.Selmani. Ne nuk besuam se ai ishte investitor në radhë të parë, sepse ai kërkoi zotërimin e atyre pikave të karbunateve në kohën kur UNMIK-u ishte në pushtet, dhe jo në kohën kur Kosova ishte shtet i pavarur dhe kishte insitutcionet e veta. Me të vërtet ishte bashkëpunimi më i ngushtë mes Komisionit Ndërkombëtar për Arbtirazh dhe Avokaturës së Shtetit, gjë e cila i mundësoi Kosovës të ketë rezultat pozitiv. Dhe sigurisht, faktet dhe provat besoj kanë qenë në anën e Kosovës këtu. Prandaj, besoj patëm rezultat të sukseshëm.”, tha ndër të tjera Misetiq./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.