
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është bërë e ditur se nuk janë ekzekutuar pagat për mjekët dhe zjarrëfikësit edhe pse nuk janë në grevë, raporton Gazeta10.
Një nga punëtoret shëndetësore ka thënë se nuk kanë dalur pagat edhe pse zakonisht ato lëshohen në fillim të muajit.
“Zakonisht ekzekutimi është bërë gjithmonë në ditën e fundit të muajit apo me datën 1 të fillimit të muajit, mirëpo kësaj radhe nuk është ekzekutuar paga”, ka thënë një nga punëtoret mjekësore në Prishtinë.

Tutje, zjarrëfikësi, Mal Gashi, ka thënë se këto paga ndikojnë në ekonominë familjare edhe pse nuk janë të mëdha.
“Megjithëse nuk janë ku me ditë sa paga me këtë rritjen e cmimeve që janë bërë por megjithatë edhe ato janë paga që ndikojnë në ekonominë familjare”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës është në një përplasje të madhe me grevistët në vend, meqë atyre ua ka ndalur pagat pasi punëtorët e arsimit dhe ata të shërbimit civil kanë hyrë në grevë. / Gazeta10