
Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Izja Mjeku, ka deklaruar se Komuna e Fushë Kosovës vazhdon bashkëpunimin me kompaninë rajonale “Pastrimi”, ndërsa ka angazhuar edhe një kompani shtesë për grumbullimin e mbeturinave në qytet.
“Përshkak të gjendjes me mbeturinat në Fushë Kosovë ne kemi kontrasktuar një kompani me 4 kamionë vetëm në qytet sepse në qytet është koncentrimi më i madh i numrit të banorëve, dhe është koncentrimi më i madh i mbeturinave, ndërsa për të gjithë fshatrat e Fushë Kosovës punën do ta bëjë kompania regjionale ‘Pastrimi’, ne nuk jemi shkëput komplet nga kompania e pastrimit por vetëm jemi duke i ndihmuar me këta kamionë”, tha Mjeku në Kanal10.
Sipas tij, kompania e angazhuar me katër kamionë po operon vetëm në qytetin e Fushë Kosovës, ndërsa shërbimet në fshatra vazhdojnë të mbulohen nga kompania rajonale “Pastrimi”./Gazeta10