Specialisti i mjekësisë familjare, Rushit Ismajli ka ndarë për shikuesit Kanal10 tri gjërat të cilat duhet të kenë kujdes qytetarët para ose edhe gjatë gripit sezonal.
Ai ka thënë se dieta e shëndetshme, aktiviteti fizik, dhe kujdesja ndaj shëndetit mendor janë tri gjëra kryesore për një jetë të mirë dhe larg viruseve, raporton Gazeta10.
“E para është dieta e shëndetshme, është celsi për gjithcka, një dietë e bazuar në perime, një dietë e bazuar në fruta, sa më pak kripë, sa më pak yndyrë, sa më pak sheqer, dhe kjo është celsi për një jetë të shëndetshme dhe për rritjen e imunitetit dhe mbrojtjen nga virusët, e dyta është aktivitieti fizik para se të kemi virus, dhe magjia e tretë është ana psikologjike pasi njeriu duhet të kujdeset edhe për shëndetin mendor”, tha ai për Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10