Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Molliqaj kritikon LDK-në: Është hera e dytë që i ofrohet me shërbime pushtetit

Gazeta10
18 November 2023 - 22:01

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës duke thënë se “po i afrohet me shërbime pushtetit”.

Molliqaj ka përmendur dy raste kur sipas tij, LDK-ja ka vepruar në shërbim të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kësaj here duke mos i dhënë votat për ta dërguar në Kushtetuese çështjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Hera e parë ishte vota në Kuvend për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme”, ka shkruar i pari i PSD-së në Facebook.

Ai tutje ka thënë se pushteti autoritar nuk bën dot pa veglat e tij.

“Prokuroria është organi i akuzës, prandaj e do me çdo kusht, me çdo çmim. Nuk jemi në fillimin e mandatit, nuk janë 100 ditët e para. Pushteti e ka dëshmuar qëllimin e tij me drejtësinë: kapje me çdo kusht. Duan dominim politik në KPK përmes anëtareve që zgjidhen nga Kuvendi. Kjo nënkupton që dora e kryeminsitrit mbërrin deri te Kryeprokurori, edhe atë ligjërisht. Nuk janë fshehur, vazhdojnë njëjtë edhe pas goditjes nga Komisioni i Venecias, edhe pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Në fund, Molliqaj është shprehur se “nuk mund të jetë rrugë e re një teknologji llogaritare që e çon partinë në shërbim të shërbyeses me titull presidencial”.

“Kohët e errëta kanë ardhur jo vetëm prej prej atyre që s’kanë parë, kanë ardhur sidomos prej atyre që kanë heshtur sepse kanë menduar për vete”, ka përfunduar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.