Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Molliqaj: Kur e arreston dikë me filikaqe, nuk po flet rendi e ligji, e as nuk po luftohet Serbia

Gazeta10
10 Shtator 2024 - 20:06

Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka komentuar arrestimin e politikanëve serbë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Ivan Orloviq, që u arrestuan sot në Veri, për shkak së fishkëlluan.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebok ka thënë se nëse arrestohet dikush vetëm për fishkëllim, nuk flet rendi e as ligji, por sipas tij, kështu as nuk luftohet Serbia.

Kur e arreston dikë me filikaqe, nuk po flet rendi e ligji, e as nuk po luftohet Serbia. Po ushtrohet represion, po shtypen liritë themelore. Unë kam protestu qindra herë me filikaqe në Prishtinë, asnjë pasojë nuk e kam pasur.

Historikisht, Kosova ka luftu për liri dhe n’emër t’lirisë. Nuk mundet me pas gja ma t’keqe sesa me e ba armë statusin e djeshëm t’viktimes, për me ushtru represion sot”, shkroi Molliqaj.

“Kur jemi te Serbia, Albin aferim t’qoftë! Sot ia ke vërtetu botës atë që na n’Kosovë kemi dashtë me i thanë veç propagandë e Vuçiqit. Kosova i shtypë të drejtat e njeriut, veçanërisht të pakicave. Arma diplomatike e Vuçiqit sot u vërtetua me figurë.”

Theksojmë se dy politikanët serbë janë gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.