
Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të vecantë në draft-marrëveshjen për Kosovën dhe Serbinë.
Molliqaj në Politiko, ka deklaruar se marrëveshja është shumë e dëmshme dhe i humbë kohë Kosovës, raporton Gazeta10.
“Marrëveshja është shumë e keqe, shumë e dëmbshme në shumë drejtime, por më e madhja është që i humbë kohë Kosovës….Në vetevete është problematike, për shkak të segregimit etnik që e bënë në Kosovë. Vazhdon me thellu ndarjen etnike ende ma shumë se që është sot”, ka thënë ai./Gazeta10