
Dardan Molliqaj – Kryetar i PSD-së, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për qarkullim me letërnjoftime.
Sipas tij, marrëveshjet e vogla janë shkalle për të arritur tek asociacioni, transmeton Gazeta10.
“Siç duke AKS ka gjetur formulën depërtuese. Marrëveshjet e vogla janë shkallë për të arritur tek Asociacioni. Nga qëndrimet e forta kundër, me vrull e shpejtësi drejt tij. Në theqafje. Asnjë marrëveshje nuk mund të përdoret si mekanizëm legjitimues. Rreziku që i kanoset vendit tonë nga ky projekt ka dëmin më të madh se secila marrëveshje e pjesshme. Është vështirë t’i shihet fundi i lumtur një procesi që fragmenton e ndanë”, ka shkruar Molliqaj.
Më tej, ai ka thënë se pasi marrëveshja për respektimin e dokumenteve u bë e ditur përmes rrjetit social Twitter, duhet të dihet se cila është marrëveshja e nënshkruar.
Tutje, Molliqaj ka thënë se kjo marrëveshje është lajm i mirë vetëm kur të dihet se nuk ka kompromis “të stilit të deklaratave e fusnotave për shtetin e Kosovës”./Gazeta10