
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se Kosova qëndron shumë keq në shumë procese me qeverisjen e Albin Kurtit, shkruan Gazeta10.
“Kurti e ka zbritur pozicionin e Kosovës më poshtë se ata para tij. Ky nuk mundet me u mshef edhe me thënë që e trashëgova të keqën dhe u dashtë me bë, pork y vetëvetiu e pruni punën më poshtë. Kurti e zgjodhi rrugën e gabuar”, theksoi Molliqaj.
Ai madje rezultatet e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, ia ka hedhur fajin shefit të ekzekutivit, Albin Kurtit.
“Si rezultat i qasjes e dijes dhe pozicionit të Kurtit, neve na ka ardh ky propozim me Serbinë. Ky nuk është propozim as i Abdullah Hotit, as i Ramush Haradinaj e as i Hashim Thaçit. Kjo është përgjegjësi e Albin Kurtit, për të mirë apo për të keq “, tha ai në Politiko. /Gazeta10